Distileria Aquila Liquori u themelua në 1992 dhe në shumë pak kohë arriti sukses në tregun Shqiptar. Në fillimet e saj, u ndërtua një stabiliment i ri modern me drejtim kryesor prodhimin e likereve të ndryshme. Më vonë vijoi investimi në kolona periodike distilimi për prodhimin e rakisë të rrushit dhe brendi të cilësisë së lartë. Pasioni për teknologjinë dhe kualiteti i lartë ka qënë faktori kryesor për zmadhimin dhe modernizimin ditë pas dite.