MEKS & PARTNERS, një firmë me reputacion në fushën e konsulencës dhe shërbimeve profesionale, është në kërkim të një Asistenteje Zyre të përgjegjshme, diskrete dhe të organizuar për zyrën e saj në Gjirokastër.
Ky pozicion kërkon nivel të lartë profesionalizmi dhe etikë, pasi përfshin përpunimin dhe menaxhimin e informacionit të ndjeshëm që lidhet me klientët, të dhëna financiare dhe dokumentacion të brendshëm.
Përgjegjësitë kryesore:
• Menaxhimi i përditshëm i dokumentacionit dhe të dhënave konfidenciale.
• Përgatitja dhe organizimi i materialeve të brendshme dhe komunikimeve zyrtare.
• Zbatimi strikt i protokolleve të sigurisë dhe konfidencialitetit të kompanisë.
• Mbështetja e stafit ekzekutiv në detyra administrative dhe operative.
• Koordinimi me kolegët dhe palët e treta në mënyrë profesionale dhe të strukturuar.
Kërkesat e pozicionit:
• Diplomë universitare e përfunduar (preferohen degët e Ekonomisë, Juridikut ose Administratës).
• Aftësi shumë të mira organizative, përqendrim ndaj detajeve dhe etikë e lartë profesionale.
• Detyrim për të nënshkruar deklaratë konfidencialiteti në fillim të marrëdhënies së punës.
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese.
• Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Word, Excel, Email).
• Njohja e gjuhës angleze dhe/ose italisht përbën avantazh.
• Korrektësi në orar, sjellje e përkushtuar dhe qëndrim profesional në çdo moment.
• Eksperienca e mëparshme në një rol të ngjashëm është e mirëpritur dhe vlerësohet.
Kandidatët që përmbushin kriteret e mësipërme mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në:
[email protected].
Për më shumë informacion: +355 68 88 33 357.
Pozicioni është i hapur dhe i disponueshëm për nisje të menjëhershme.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
SuperPuna.al, një platformë e besuar në fushën e ndërmjetësimit të punësimit në Shqipëri, është në kërkim të një Ekonomisti/eje me...
Aplikoni për këtë punë