Kompania: ALT–NET
Vendndodhja: Tiranë
ALT–NET, një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të internetit dhe rrjeteve të komunikimit, po kërkon të punësojë një Teknik Interneti për të zgjeruar dhe mbështetur ekipin teknik në terren.
Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve të rrjetit në ambientet e klientëve (modemë, routera, kabllime).
Ndihma teknike për klientët në vend ose nëpërmjet telefonit për zgjidhjen e problemeve me rrjetin.
Kontrolli dhe mirëmbajtja e linjave dhe pajisjeve të komunikimit.
Raportimi i problemeve teknike dhe bashkëpunimi me ekipin për zgjidhjen e tyre.
Njohuri bazë në rrjete kompjuterike dhe teknologjitë e internetit.
Eksperienca e mëparshme në pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
Aftësi për të punuar në terren dhe për të komunikuar qartë me klientët.
Patentë e vlefshme e drejtimit (e preferueshme).
Paga konkurruese.
Trajnim dhe mbështetje profesionale.
Ambient pune bashkëkohor dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në:
📧 [email protected]
📞 +355 69 45 32 227