Brandi: Segafredo Zanetti – Klar & Coffee
Vendndodhja: Tiranë
Orari: Full-time
Klar & Coffee është distributori ekskluziv i autorizuar i markës ndërkombëtare Segafredo Zanetti Coffee System në Shqipëri që prej vitit 2005. Me një përvojë të konsoliduar në tregun vendas, kompania është e angazhuar në ofrimin e produkteve cilësore të kafes, zgjidhjeve të personalizuara për klientët B2B dhe shërbimeve të integruara për sektorin HoReCa, zyra dhe konsumatorët fundorë.
Falë një filozofie që mbështet cilësinë, profesionalizmin dhe inovacionin, Klar & Coffee synon të zgjerojë më tej prezencën e brandit Segafredo në tregun shqiptar përmes ndërtimit të marrëdhënieve të forta dhe afatgjata me klientët.
Pozicioni Agjent Shitjesh ka si objektiv kryesor promovimin, prezantimin dhe shitjen aktive të produkteve të brandit Segafredo, duke ndihmuar në rritjen e prezencës së markës dhe zgjerimin e rrjetit të klientëve në përputhje me strategjinë komerciale të kompanisë.
Kryen analiza të tregut dhe identifikon tendencat e konsumit dhe lëvizjet e konkurrencës.
Promovon produktet e Segafredo tek klientët ekzistues dhe potencialë me qëllim maksimizimin e shitjeve.
Zhvillon dhe zbaton strategji shitjeje për arritjen e objektivave mujore dhe tremujore.
Koordinon kërkesat specifike të klientëve me departamentet e brendshme për të siguruar një shërbim efikas dhe të personalizuar.
Ndjek në mënyrë të vazhdueshme procesin pas-shitje: porositë, pagesat, faturimet dhe feedback-un e klientëve.
Harton dhe paraqet oferta tregtare në mënyrë profesionale dhe të përshtatur me nevojat e çdo klienti.
Mban kontakte të rregullta me portofolin e klientëve, duke ndërtuar besim dhe marrëdhënie afatgjata.
Raporton në mënyrë të strukturuar aktivitetin e përditshëm, takimet dhe rezultatet në sistemin CRM ose pranë Supervizorit.
Përfaqëson me integritet imazhin dhe vlerat e brandit Segafredo dhe të Klar & Coffee në çdo ndërveprim.
Diplomë universitare në Ekonomi, Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
Të paktën 2 vite eksperiencë pune në shitje direkte, distribucion ose pozicione të ngjashme.
Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe të negocimit.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar një portofol klientësh në mënyrë efikase.
Orientim të fortë drejt rezultateve dhe realizimit të objektivave.
Fleksibilitet për të operuar në terren sipas nevojave të kompanisë.
Njohuri bazë të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
Leje drejtimi kategoria B – e detyrueshme.
Pagë konkurruese fikse dhe bonuse të rregullta mbi performancën dhe realizimin e objektivave.
Ambient pune profesional, etik dhe bashkëpunues.
Trajnime të vazhdueshme për produktet dhe teknikat më të avancuara të shitjes.
Mbështetje e vazhdueshme nga një staf i dedikuar dhe menaxhim me përvojë.
Mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë në një nga kompanitë më të njohura në industrinë e kafes në Shqipëri.
Nëse përmbushni kriteret e mësipërme dhe dëshironi të jeni pjesë e një brandi me reputacion ndërkombëtar, aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në:
📞 Për më shumë informacion, na kontaktoni në:
+355 69 45 32 227
+355 68 88 33 357
Pozicion i Hapur: Specialist/e Mbështetjeje për Klientët dhe Departamentin e Shitjeve Vendndodhja: ShqipëriOrari i Punës: 14:00 – 23:00 (E hëna...
Aplikoni për këtë punëPozicioni i Punës: Agjent Shitjesh Përshkrimi i Pozicionit Agna Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme...
Aplikoni për këtë punëPozicion i Lirë Pune – Kasier/e Vendi i punës: DurresOrari: Me kohë të plotë Përshkrimi i përgjithshëm: Madre Perla është...
Aplikoni për këtë punë