Pyetjet më të Shpeshta
Këtu do të gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta që marrim nga punëkërkuesit dhe punëdhënësit. Nëse nuk gjeni atë që kërkoni, mos hezitoni të na kontaktoni!
Regjistrimi dhe aplikimi për punë janë 100% falas për punëkërkuesit.
Punëdhënësit mund të postojnë disa njoftime falas, ndërsa për promovime dhe shërbime të avancuara ofrojmë paketa shumë ekonomike.
Sigurohu që profili yt të jetë i plotë, CV-ja të jetë e përditësuar dhe përdor përshkrime të qarta për përvojat e tua. Shtimi i një fotoje profesionale gjithashtu rrit shanset e tua.
Po, mund të hysh në panelin tënd dhe të përditësosh çdo detaj të njoftimit – pozicionin, përshkrimin, kërkesat, etj.
Sigurisht!
SuperPuna.al të ndihmon të krijosh ose përmirësosh CV-në tënde, nëse na shkruan në [email protected].
Ne duam që ti të shfaqesh në mënyrën më të mirë të mundshme para punëdhënësve!
Bëj kërkime për kompaninë dhe pozicionin. Praktiko përgjigjet për pyetjet e zakonshme. Vishu në mënyre profesionale dhe arrij në kohë. Trego besim dhe bëj pyetje që tregojnë interesin tënd. Pas intervistës, dërgo një falenderim të shkurtër.
Puno me një agjenci si ne, që e kupton industrinë tende dhe nevojat e biznesit. Ne ndihmojmë me përzgjedhjen e CV-ve, intervistat dhe gjetjen e kandidatit ideal në kohë të shkurtër.
Ne kujdesemi që procesi i punësimit te jetë sa më i shpejtë, dhe sa më cilësor. Synimi ynë është të përzgjedhim kandidatët më të mirë për kompaninë tuaj, duke ndjekur një proces të strukturuar dhe efikas.
Po, në çfarëdo kohe mund të kërkosh fshirjen ose çaktivizimin e llogarisë duke na kontaktuar direkt ose përmes cilësimeve të profilit tënd.