Vendndodhja: Tiranë
Alt Survey sh.p.k – Kompani e specializuar në shërbime teknologjike dhe inxhinierike në fushën e internetit dhe survejimit dhe sigurisë kërkon të punësojë Teknik për Instalim Kamerash Sigurie për projekte të ndryshme në Tiranë dhe rrethina.
Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e kamerave të sigurisë (CCTV).
Çmontimi i pajisjeve ekzistuese dhe zëvendësimi i tyre kur është e nevojshme.
Zhvillimi i kabllove dhe lidhjeve elektrike për funksionimin optimal të sistemeve të kamerave.
Diagnozimi dhe zgjidhja e problemeve teknike në pajisjet e sigurisë.
Raportimi i rregullt mbi statusin e pajisjeve dhe ndërhyrjeve të kryera.
Eksperiencë e mëparshme në instalimin e kamerave të sigurisë ose pajisjeve të ngjashme elektronike.
Njohuri bazë në rrjete kompjuterike dhe sistemet IP është avantazh.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur në terren.
Patentë drejtimi – e preferuar.
Përpikmëri, përgjegjshmëri dhe kujdes ndaj detajeve teknike.
Paga e kënaqshme në përputhje me eksperiencën.
Ambient pune profesional dhe dinamik.
Mundësi për zhvillim të mëtejshëm dhe specializim në teknologjitë e sigurisë.
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në:
📧 [email protected]
📞 +355 69 45 32 227
Pozicioni është i hapur dhe aplikimet shqyrtohen menjëherë.
Tag si: Kamera Sigurie, Teknik, Teknik për Instalim Kamerash, Teknik për Instalim Kamerash Sigurie