Aquila Liquori, e themeluar në vitin 1993, është lider në tregun shqiptar për prodhimin e alkoolit dhe pijeve alkoolike. Në kuadër të zgjerimit të ekipit të saj të shitjes, kompania kërkon të punësojë një Agjent Shitje me eksperiencë për zonën e Tiranës.
Zbatimi i planit ditor të vizitave dhe arritja e objektivave të shitjes ditore dhe mujore
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët ekzistues dhe potencialë
Promovimi aktiv i produkteve të reja dhe identifikimi i nevojave të tregut
Zgjerimi i rrjetit të klientëve duke propozuar zgjidhje të përshtatshme për secilin segment
Sigurimi i shpërndarjes së saktë dhe në kohë të produkteve te klientët
Menaxhimi i kërkesave, ankesave dhe zgjidhja efektive e çështjeve të klientëve
Bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar performancën dhe rezultatet e përbashkëta
Kryerja e detyrave të tjera të ngarkuara në përputhje me natyrën e pozicionit
Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme në shitje (e domosdoshme)
Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të arritur objektivat e vendosura
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi
Aftësi për të ndërtuar dhe zhvilluar marrëdhënie profesionale në të gjitha nivelet
Organizim i mirë, vetë-motivim dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave
Leje drejtimi, Kategoria B (e domosdoshme)
📩 Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit [email protected] ose të kontaktojnë në numrin+355694532227.
📍 Vendndodhja: Zona e Tiranës – mobilitet dhe njohuri të mirë të territorit përbëjnë avantazh.