Rreth Nesh
Univers Promotions është një kompani lider në fushën e printimeve dixhitale, veshjeve të punës dhe produkteve promocionale, e njohur për standarde të larta cilësie dhe inovacioni. Ne besojmë në fuqinë e krijimtarisë dhe përkushtimit, duke ndërtuar një mjedis pune që i motivon profesionistët të rriten dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Rreth Pozicionit
Ne jemi në kërkim të një Graphic Designer të talentuar dhe të apasionuar, i gatshëm të bëhet pjesë e një ekipi dinamik dhe kreativ. Pozicioni ofron një mundësi unike për të kontribuar në zhvillimin vizual të produkteve tona dhe për të ndikuar drejtpërdrejt në eksperiencën e klientëve.
Përgjegjësitë Kryesore:
• Bashkëpunim me Menaxherin e Zhvillimit të Dizajnit dhe anëtarët e tjerë të ekipit për konceptim dhe realizim dizajnesh cilësore.
• Zhvillimi i ideve kreative për produkte promocionale, veshje pune dhe materiale të printuara.
• Përgatitja teknike e skedarëve për prodhim dhe sigurimi i përputhshmërisë me standardet e printimit.
• Ndjekja e trendeve të dizajnit dhe paraqitja e ideve të reja për përmirësim të produkteve dhe imazhit të kompanisë
• Pjesëmarrja në takime me klientët për të kuptuar nevojat dhe për të ofruar zgjidhje profesionale.
• Menaxhimi efikas i projekteve të shumta me afate strikte.
• Organizimi dhe mirëmbajtja e skedarëve dhe aseteve të dizajnit.
Kërkesat dhe Kualifikimet:
• Diplomë Bachelor në Grafik Dizajn, Arte Vizuale ose fusha të ngjashme.
• Të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në dizajn grafik.
• Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, InDesign).
• Njohuri solide mbi teorinë e ngjyrave, tipografinë dhe parimet e dizajnit.
• Eksperienca me printimin dixhital është përparësi.
• Aftësi të forta komunikuese dhe punë në ekip.
• Kujdes i madh ndaj detajeve dhe përkushtim për cilësi.
• Qasje proaktive dhe dëshirë për të mësuar dhe për të kontribuar në rritjen e kompanisë.
Çfarë Ofrojmë:
• Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe kreativ.
• Mundësi të vazhdueshme për zhvillim profesional.
• Projekte interesante me klientë të ndryshëm dhe prestigjiozë.
• Paketë konkurruese pagese dhe përfitimesh.
• Mbështetje për rritjen individuale dhe njohjen e meritës.
Aplikoni Tani!
Nëse jeni një dizajner me pasion dhe dëshirë për t’u rritur profesionalisht, dërgoni CV-në dhe portofolin tuaj në:
📩 [email protected]
📞 +355692022277
Nexxus po punëson Agjent Telefonik – Gjuha Italiane (Retention)! Vendndodhja: Tiranë (Pranë Myslym Shyrit). Orari: Full-Time. Paga: €800 bazë +...
Aplikoni për këtë punëPozicion i Hapur: Team Leader – Italisht Nexxus është një kompani inovative që ofron shërbime të specializuara në fushën e...
Aplikoni për këtë punëFOxMallKs është në kërkim të një Shitëse! Bashkohu me ekipin tonë dhe ndihmo prindërit të bëjnë zgjedhjet më të mira...
Aplikoni për këtë punëFotovrapi shpall një vend të lirë pune për pozicionin Fotograf me kohë të plotë! Kërkojmë një profesionist të përkushtuar, me...
Aplikoni për këtë punëBatusha Transport kërkon shoferë profesionistë Pozicioni: Shofer Kamioni (Patentë C & CE)Lokacioni: Shqipëri – Itali – Shqipëri (rrugë AL–IT–AL)Orari: Me...
Aplikoni për këtë punëNexxus po punëson Agjent Telefonik – Gjuha Gjermane (Retention)! Vendndodhja: Tiranë (Pranë Myslym Shyrit). Orari: Full-Time. Paga: €800 bazë +...
Aplikoni për këtë punë