Një nga lokalet më të njohura dhe të frekuentuara buzë detit në qytetin e Vlorës është në kërkim të një Kamerieri ose Kamarieri/eje profesionist/e, për të përforcuar ekipin gjatë sezonit veror.
Kjo është një mundësi ideale për ata që kërkojnë të punojnë në një ambient dinamik, mikpritës dhe me pamje nga deti.
Çfarë ofrojmë:
• Ambient pune atraktiv buzë detit
• Pagë konkurruese dhe e rregullt
• Akomodim i siguruar për punonjësit jashtë Vlorës
• Mundësi për të qenë pjesë e një ekipi profesional dhe bashkëpunues
Kriteret e kërkuara:
• Eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe sjellje të kujdesshme ndaj klientëve
• Shkathtësi, dinamizëm dhe qëndrim pozitiv gjatë punës
• Gatishmëri për të punuar me orare fleksibël gjatë sezonit turistik
• Aftësi për të punuar nën presion dhe në një ambient me fluks klientësh
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën:
[email protected].
Ose të kontaktojnë në numrin:
+355 69 45 32 227.
Pozicioni është i hapur për fillim të menjëhershëm.
Mos e humbni mundësinë për të qenë pjesë e një prej ambienteve më atraktive në bregdetin shqiptar këtë verë.