Bashkohu me një kompani lidere me mbi 30 vite eksperiencë në Itali!
Exe Progetti Srl, një kompani me histori të konsoliduar në sektorët elektrik, hidraulik, kopshtari, antizjarr dhe ndërtim, ofron zgjidhje informatike të personalizuara për instalues dhe mirëmbajtës në të gjithë Italinë.
Për të përforcuar ekipin tonë të zhvillimit, jemi në kërkim të 2 programuesve të apasionuar dhe të përkushtuar, të gatshëm për të kontribuar në projekte që përdoren nga mbi 5500 klientë në Itali.
—
Detyrat kryesore:
· Zhvillim dhe mirëmbajtje e aplikacioneve ekzistuese të kompanisë.
· Pjesëmarrje aktive në fazat e analizës, zhvillimit, testimit dhe optimizimit të softuerëve tanë.
· Bashkëpunim me ekipin për implementimin e zgjidhjeve inovative.
—
Kërkesat:
· Eksperiencë me bazat e të dhënave SQL.
· Njohuri në programimin WEB/MOBILE me JavaScript dhe HTML.
· Njohuri shtesë (avantazh) në Delphi, .NET dhe SQL Server.
· Njohja e gjuhës Italiane (në të shkruar dhe në të folur).
—
Çfarë ofrojmë:
· Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
· Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
· Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
· Drekë falas në restorantet tona partnere.
· Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.
—
Aplikoni tani! Dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
Kontakto në: +355 68 200 2999