EZ-Crete është një prodhues lider amerikan në fushën e strukturave të parafabrikuara prej betoni, i njohur për standardet e larta të cilësisë dhe projektet e personalizuara në ndërtim dhe infrastrukturë. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe optimizimit të shërbimeve teknike për tregun amerikan, kompania kërkon të punësojë një Inxhinier/e të Lartë Strukturor që do të luajë një rol thelbësor në projektim, koordinim dhe zbatim teknik të porosive të personalizuara.
Hartimi i projekteve dhe analizimi strukturor për elementë ndërtimi të parafabrikuar (si ndërtesa industriale, ura etj.).
Modelimi i strukturave në 3D përmes Revit dhe përgatitja e dokumentacionit teknik për prodhim (përfshirë STEP files).
Përzgjedhja e materialeve të përshtatshme duke balancuar performancën teknike dhe koston.
Llogaritja e ngarkesave, tensioneve dhe qëndrueshmërisë së strukturave sipas kodeve amerikane.
Hartimi i raporteve të integritetit strukturor për objektet ekzistuese dhe dhënia e rekomandimeve.
Sigurimi i përputhshmërisë me kodet dhe standardet amerikane të ndërtimit.
Mbledhja e kërkesave të klientëve për porosi të personalizuara dhe ndjekja e procesit të dokumentimit.
Bashkëpunimi me arkitektë, kontraktorë, dizajnerë dhe ekipe inxhinierike për të garantuar zbatim të saktë teknik.
Menaxhimi i projekteve nga koncepti në finalizim: planifikim, ndjekje, koordinim dhe dorëzim.
Përgjegjësi për kontrollin e cilësisë, menaxhimin e rrezikut dhe raportimin ndaj palëve të interesuara.
Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose Inxhinieri Strukturale.
Minimum 5 vite eksperiencë në dizajnim dhe analizë strukturore në projekte industriale ose infrastrukturore.
Njohuri të avancuara në përdorimin e Revit, AutoCAD, 3D modeling dhe mjeteve të analizës strukturore.
Njohje e thelluar e kodeve të ndërtimit amerikanë (ACI, AISC, IBC etj.).
Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve teknike, organizim dhe udhëheqje projektesh.
Eksperiencë në drejtimin e ekipeve teknike dhe komunikim efektiv me klientë dhe partnerë.
Njohuri të gjuhës angleze (shkrim dhe të folur) në nivel profesional.
Njohje bazike të menaxhimit financiar të projekteve dhe përgatitjes së buxheteve.
Kontratë pune e rregullt, në përputhje me legjislacionin shqiptar.
Pagesë konkurruese dhe mundësi për rritje profesionale në një kompani me ekspozim ndërkombëtar.
Trajnim i paguar dhe mbështetje për zhvillim të vazhdueshëm teknik.
Drekë falas në restorantet partnere.
Fundjava pushim (e shtunë dhe e diel).
Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.
Mundësi për të punuar me standardet dhe teknologjitë më të avancuara në fushën e ndërtimit prefabrik.
📩 Për të aplikuar:
Dërgoni CV-në tuaj dhe portofolin profesional në: [email protected]
📞 Për më shumë informacion kontaktoni në: +355 68 200 2999