Me projekte në rritje në Kroaci dhe Evropë, GRIDOM d.o.o është e njohur për cilësinë teknike, profesionalizmin dhe respektin për punonjësit. Aktualisht, për projekt të ri në Essen, Gjermani, kompania kërkon:
Pozicioni: Skavatorist (Operator Mjeti të Rëndë)
Vendi i punës: Essen, Gjermani
Përshkrimi i punës:
• Operimi i skavatorëve për gërmime, nivelime dhe lëvizje materiali në kantier.
• Bashkëpunimi me drejtuesin teknik dhe ekipin në terren.
• Kujdesi për mirëmbajtjen bazë të makinerisë.
• Respektimi i rregullave të sigurisë dhe standardeve të cilësisë.
Kriteret:
• Eksperiencë e mëparshme si skavatorist (të paktën 2 vite).
• Njohuri teknike për makineritë ndërtimore.
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe ekipore.
• Leje drejtimi për mjete të rënda (avantazh).
• Seriozitet dhe përkushtim ndaj punës.
Ne ofrojmë:
• Paga të kënaqshme dhe të rregullta.
• Kontratë pune 1-vjeçare me mundësi rinovimi.
• Akomodim falas, transport dhe siguracione të mbuluara nga kompania.
• Asnjë kosto aplikimi apo ndërmjetësimi – çdo gjë është FALAS.
• Përzgjedhje direkte nga punëdhënësi.
📱 Të interesuarit të kontaktojnë në telefon ose WhatsApp në numrin:
+355694532227