EZ-CRETE është një kompani lidere amerikane në prodhimin e elementeve të parafabrikuara të betonit, me seli në rajonin e New England. Prej vitit 2006, EZ-CRETE shërben me sukses sektorë si: ndërtimi, infrastruktura, energjia diellore dhe karikimi i makinave elektrike, duke sjellë zgjidhje moderne dhe të qëndrueshme për klientë në të gjithë SHBA-në.
Në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm, po kërkojmë një profesionist me përvojë dhe vizion strategjik për të udhëhequr zhvillimin e kanaleve e-commerce dhe zgjerimin e partneriteteve dixhitale të kompanisë.
Zhvillimi i Strategjisë së E-Commerce
Hartimi dhe zbatimi i strategjive për rritjen e pranisë dhe shitjeve në platformat online.
Menaxhimi i Platformave Digjitale
Operimi, auditimi dhe optimizimi i dyqaneve online për të garantuar funksionim të përkryer dhe përvojë të shkëlqyer për klientët.
Koordinimi i Lançimeve të Produkteve të Reja
Bashkëpunim me ekipet e marketingut dhe partnerët për lançime të suksesshme në treg.
Zhvillimi i Partneriteteve Strategjike
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me platformat dhe distributorët online.
Rritja e Performancës Komerciale
Vendosja e objektivave të qarta, analizimi i rezultateve dhe zbatimi i veprimeve për përmirësim të vazhdueshëm.
Analizë dhe Raportim i të Dhënave
Përpunimi i të dhënave për të informuar vendimmarrjen dhe për të ndikuar në strategjinë e zhvillimit të kompanisë.
Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
3–5 vite eksperiencë në marketing digjital, menaxhim shitjesh online apo zhvillim biznesi.
Aftësi të shkëlqyera në shitje, negociata dhe ndërtim marrëdhëniesh.
Mprehtësi analitike dhe aftësi për të marrë vendime të bazuara në të dhëna.
Njohuri mbi platformat e-commerce, zinxhirët e shpërndarjes dhe dinamikat e tregtisë online.
Eksperiencë me CRM, mjete të menaxhimit të shitjeve dhe platforma analitike (avantazh).
Aftësi për të punuar në një ambient dinamik, me ritëm të lartë dhe në mënyrë të pavarur.
Orari i punës: 14:00 – 23:00 (për shkak të orarit amerikan).
Mundësinë për të punuar në një kompani amerikane në rritje të shpejtë.
Ekip ndërkombëtar, efikas dhe me kulturë bashkëpunimi e respekti.
Paketë konkurruese kompensimi + shpërblime mbi bazë performance.
Mundësi të vërteta për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Trajnime dhe mundësi për udhëtime pune në SHBA.
Mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në strategjinë dhe suksesin e kompanisë.
Energjik/e, ambicioz/e dhe me iniciativë.
I/e orientuar drejt rezultateve dhe zgjidhjeve.
Me mendim strategjik dhe aftësi të mira komunikimi.
Me dëshirë për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në tregtinë digjitale ndërkombëtare.
Dërgo aplikimin tënd dhe bëhu pjesë e një kompanie që vlerëson talentin, përkushtimin dhe vizionin afatgjatë.
EZ-CRETE është vendi ku puna juaj bën diferencën.