HitJob.al është në kërkim të një kontabilisti/e të përkushtuar dhe me përvojë për t’iu bashkuar ekipit tonë financiar. Nëse jeni të aftë të menaxhoni me saktësi regjistrimet e përditshme, të përgatitni raporte të detajuara dhe të punoni në përputhje me standardet GAAP (US), atëherë ky mund të jetë roli ideal për ju!
Përgjegjësitë kryesore:
· Menaxhimi i llogarive të pagesave (AP) dhe arkëtimit (AR)
· Përgatitja dhe përpunimi i pagave sipas legjislacionit
· Mbajtja e saktë e librit të përgjithshëm
· Hartimi dhe analiza e raporteve financiare (Bilanc, Pasqyrë e të Ardhurave, Fluks Parash)
· Pajtimi i llogarive dhe zgjidhja e mospërputhjeve.
· Përdorimi i QuickBooks Online dhe platformave të tjera të kontabilitetit
· Sigurimi i përputhshmërisë me standardet GAAP.
· Asistencë në hartimin e buxhetit dhe parashikimet financiare.
Kërkesat për kandidatin ideal:
· Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme.
· Eksperiencë relevante në kontabilitet të përgjithshëm, AP, dhe paga.
· Njohuri të thella në GAAP (US) dhe kontabilitetin korporativ.
· Aftësi të shkëlqyera analitike dhe organizative.
· Përdorimi i QuickBooks Online është një avantazh i madh.
· Komunikim i qartë dhe profesional në gjuhën angleze (niveli B2-C1).
Çfarë ju ofrojmë:
· Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
· Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
· Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
· Drekë falas në restorantet tona partnere.
· Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.
Nëse kërkoni një sfidë të re profesionale në një ambient bashkëpunues dhe të mirëstrukturuar, na kontaktoni sot! [email protected] | +355 68 200 2999