Këto Terma dhe Kushtet e Përdorimit rregullojnë përdorimin tuaj të platformës SuperPuna.al, në pronësi dhe menaxhim nga AlbConnect.
Duke hyrë, shfletuar apo përdorur këtë platformë, ju pranoni të respektoni dhe të jeni të detyruar nga këto Terma.
Nëse nuk pajtoheni me ndonjë pjesë të këtyre Termave, ju lutemi mos përdorni platformën.
1. Përdorimi i platformës
SuperPuna.al ofron një platformë për punëkërkuesit dhe punëdhënësit për të publikuar dhe aplikuar për oferta pune;
Përdorimi i platformës është i kufizuar vetëm për qëllime legale dhe në përputhje me këto Terma;
Jeni përgjegjës për informacionin që jepni gjatë përdorimit të platformës, i cili duhet të jetë i saktë, i përditësuar dhe i plotë.
2. Krijimi dhe menaxhimi i llogarisë.
Për të përdorur shërbime të caktuara, mund t’ju kërkohet të krijoni një llogari;
Jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të kredencialeve të hyrjes (username dhe password);
Çdo aktivitet që ndodh përmes llogarisë tuaj konsiderohet si i kryer nga ju.
SuperPuna.al ruan të drejtën
të mbyllë, pezullojë ose kufizojë llogarinë tuaj në rast të shkeljes së këtyre Termave ose përdorimit të papërshtatshëm të platformës.
3. Përmbajtja e përdoruesit.
Çdo informacion, dokument, tekst, imazh apo material tjetër që ngarkohet nga ju mbetet pronë e juaja;
Duke ngarkuar përmbajtje në SuperPuna.al, ju na jepni një licencë jo-ekskluzive për ta përdorur, shfaqur dhe shpërndarë atë për qëllimet e funksionimit të platformës;
Ju garantoni që përmbajtja juaj nuk shkel të drejtat e palëve të treta dhe nuk përmban materiale të paligjshme, të pavërteta ose mashtruese.
4. Detyrimet e përdoruesve.
Duke përdorur SuperPuna.al, ju pranoni që:
Nuk do të publikoni informacione të rreme ose të pasakta;
Nuk do të përdorni platformën për të ofruar ose kërkuar shërbime të paligjshme;
Nuk do të ndërhyni në funksionimin e platformës ose të dëmtoni sistemet tona;
Nuk do të mbledhni ose ruani të dhëna të tjera përdoruesish pa pëlqimin e tyre.
5. Kufizimi i përgjegjësisë.
SuperPuna.al vepron si ndërmjetësues midis punëkërkuesve dhe punëdhënësve, por nuk garanton suksesin e aplikimeve, cilësinë e punëkërkuesve apo punëdhënësve, dhe as realizimin e kontratave të punës;
Platforma ofrohet “siç është” (“as is”) dhe nuk ofrojmë garanci për funksionim pa ndërprerje ose pa gabime;
SuperPuna.al dhe AlbConnect Sh.p.k nuk mbajnë përgjegjësi për humbje ose dëme që mund të rezultojnë nga përdorimi ose pamundësia për të përdorur shërbimet tona.
6. Pagesat dhe shërbimet me pagesë.
Disa shërbime ose opsione të avancuara mund të jenë me pagesë;
Çmimet, kushtet dhe metodat e pagesës do të publikohen qartë në platformë;
Pagesat janë jo të rimbursueshme, përveç rasteve të parashikuara ndryshe me shkrim nga SuperPuna.al.
7. Pronësia intelektuale.
Të gjitha të drejtat mbi dizajnin, logot, markat tregtare, softuerin dhe përmbajtjen e platformës i përkasin SuperPuna.al ose palëve të treta të licencuara;
Nuk keni të drejtë të kopjoni, shpërndani, ndryshoni ose shfrytëzoni në mënyrë tjetër përmbajtjen pa autorizim të shkruar.
8. Ndryshimet në Termat.
SuperPuna.al rezervon të drejtën të ndryshojë këto Terma në çdo kohë;
Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe dhe do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit;
Vazhdimi i përdorimit të platformës pas ndryshimeve nënkupton pranimin tuaj të Termave të rinovuar.
9. Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni.
Këta Terma rregullohen dhe interpretohen sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Shqipërisë;
Çdo mosmarrëveshje që lind në lidhje me përdorimin e platformës do të zgjidhet nga gjykatat kompetente të Shqipërisë.
10. Kontakt
Për çdo pyetje, koment ose kërkesë në lidhje me këta Terma dhe përdorimin e platformës, mund të na kontaktoni:
SuperPuna.al
AlbConnect
Email: [email protected]
Telefon: +355 69 453 2227